Connect with us

Uncategorized

Beteja për Mesdheun Lindor, vjen telefonata Erdogan-Macron: Franca pranon ofertën turke për dialog

Publikuar

Pas javësh tension e replica, Erdogan dhe Macron patën një bisedë telefonike mes tyre, me qëllim çuarjen e mosmarrëveshjeve drejt dialogut.

Siç njoftoi presidenca turke, Erdogan i tha homologut të tij francez se Turqia përkrah dialogun dhe bashkëpunimin për të zgjidhur problemet, pasi shpërfillja e të drejtave legjitime të Turqisë dhe Qipros turke në Mesdheun Lindor janë shkak i tensionit në rajon.

Ai po ashtu theksoi se për të reduktuar tensionin duhet të përdoren mundësitë diplomatike dhe të zbatohet proceset e qëndrueshme të negociatave.

Kreu i Turqisë theksoi se Ankaraja “dëshiron të diskutojë dhe të zgjidhë të gjitha problemet në tryezë”.

Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije për të eksploruar për energji në ndarjen e saj kontinentale, duke theksuar se Ankaraja dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) kanë të drejta në rajon.

Zyrtarët turq kanë deklaruar se dialogu rreth ndarjes së drejtë të burimeve do të jetë një fitore fitimprurëse për të gjitha palët.

Më herët, edhe Macron përcolli gadishmërinë për dialog, gjatë një fjalimi të tij në Kombet e Bashkuara.

“Ne e respektojmë Turqinë. Ne jemi për dialog. Por ne presim që Turqia të respektojë sovranitetin evropian, ligjin ndërkombëtar dhe të japë sqarime në lidhje me veprimet e saj në Libi dhe Siri”, tha Macron.

.

Maqedoni54 minutes ago

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Shqipëri1 hour ago

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Lajme2 hours ago

Dehari rrëfen historinë e dhimbshme të babait: E morën në burg kur isha dy vjeç, nuk u kthye më kurrë

Lajme3 hours ago

Pendarovski: Ja kush pengoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001

Maqedoni3 hours ago

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Shqipëri3 hours ago

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

Kosovë4 hours ago

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975

Maqedoni5 hours ago

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Lajme6 hours ago

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Kosovë6 hours ago

“Ky duhet të jetë presidenti i Kosovës” – Lidhja e Historianëve me propozim liderëve (FOTO)

Shqipëri6 hours ago

VIDEO/ Bën disa rrotullime, përplaset dhe shpërthen në flakë! Momenti i rënies së helikopterit në Greqi, 3 të vdekur

Lajme7 hours ago

Daut Haradinaj ngre alarmin: Kosova i shet qymyr Maqedonisë së Veriut, ndërsa prej saj blen rrymë

NA NDIQ NË FACEBOOK