Connect with us

Sport

Belgjika fiton me lehtësi ndaj Danimarkës

Publikuar

Ashtu edhe siç pritej, Belgjika ka fituar në udhëtim kundër Danimarkës, me rezultatin 0:2, shkruan lajmi.net.

Rezultati u zhbllokua qysh në minutën e 9’, kur Jason Denayer dërgoi topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë, ylli i Napoli, Dries Mertens u përkujdes që të shënonte për 0:2, që në fund doli të ishte rezultati final.

Goli i Mertens erdhi në minutën e 77’.

Belgjika e gjen vetën lidere të grupit, para Anglisë që sonte arriti vetëm fitore minimale ndaj Islandës. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK