Sport
Belgjika demolon Islandën, Anglia barazon me Danimarkën

Belgët u befasuan pasi mysafirët realizuan të parët me anë të Fridjonsson (11’).
Por më pas gjithçka ndryshoi, pasi skuadra e Robert Martinez realizoi pesë here.
Axel Witsel (13’), Michy Batshuayi (17’ 69’), Dries Mertens (50’) dhe Doku (80’) shënuan për vendasit.
Belgjika blindon vendin e parë me gjashtë pike, ndërsa Islanda pas dy ndeshje nuk ka asnjë pike.
Ndërkohë, Anglia ka barazuar pa gola ndaj Danimarkës – duke marrë vetëm katër pikë nga dy ndeshje.
Danezët mbajnë vendin e tretë me një pikë pas dy ndeshjeve. /Lajmi.net/






















