Connect with us

Sport

Barcelona kërkon transferimin e një sulmuesi, këto janë opsionet

Publikuar

Me largimin e Luis Suarez, katalanët dëshirojnë të sjellin zëvendësuesin e tij në ‘Camp Nou’.

Mediet në Spanjë raportojnë se Lautaro Martinez është ëndrra e Barcelonës, ndërsa Memphis Depay i Lyon, është në pritje të një telefonate nga ata, përcjell lajmi.net.

Me Interin që nuk duken të gatshëm të heqin dorë nga Martinez, opsioni më i mirë mbetet Memphis Depay.

Depay, 26 vjeçar, mund t’i kushtojë Barcelonës rreth 25 milionë euro.

Holandezi ka kontratë me Lyon deri në qershor të vitit 2021, ndërsa Lyon frikësohet se mund ta humbas falas vitin tjetër./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK