Sport
Barca do ta zyrtarizojë transferimin e Dest gjatë javës së ardhshme

Mbrojtësi i krahut, Dest, shihet si zëvendësuesi i Nelson Semedo te skuadra nga ‘Camp Nou’.
Sipas raportimeve të Guillem Balague, Barca do të njoftojë për transferimin e Dest gjatë fillimit të javës së ardhshme, transmeton lajmi.net.
19 vjeçari pritet t’i kushtojë Barcës 20 milionë euro, me pesë të tjera që do të shkojnë si bonuse.
Nuk dihet se cilat do të jenë kushtet personale në kontratën e Dest me katalanët. /Lajmi.net/






















