Connect with us

Kosovë

Balaj-Halimaj: Vuçiq në Uashington me qëllim na provokoi, e injorova pasi më foli në gjuhën serbe

Publikuar

Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj e cila ka qenë një nga gratë që ishin pjesëmarrëse në delegacionin e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë, ka treguar se përse e ka injoruar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Një ditë para takimit në Uashington (3 shtator), ne ishim gjatë diskutimeve për pikat e veçanta të marrëveshjes. Në një moment, për të na dekoncentruar, Vuçiq mu drejtuar në serbisht”.

Balaj-Halimaj në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që Vuçiq e ka bërë këtë gjest me qëllim, për t’i provokuar ata.

“Unë nuk e njoh gjuhën serbe dhe nuk kam qenë e interesuar ta njoh atë gjuhë. Ai [Vuçiq], u ofrua dhe filloi të flasë serbisht dhe unë e shikova me shumë injorancë. Kjo pasi aty të gjithë flisnin anglisht dhe ai insistoi të fliste serbisht, qoftë me kryeministrin dhe me pjesë tjetër të delegacionit “.

NA NDIQ NË FACEBOOK