Connect with us

Sport

Babai i Messit mbërrin në Spanjë, orë vendimtare për argjentinasin

Publikuar

Nga ky moment, pritet që shumë shpejt të ndodh takimi mes tij dhe presidentit Josep Maria Bartomeu, për ta zgjidhur përfundimisht çështjen e lojtarit.

Jorge mbërriti në Spanjë në orët e mëngjesit, pasi u nis dje nga Rosario për takimin shumë të rëndësishëm që do ta ketë sot.

Në takim nuk do të jetë prezent vet lojtari, i cili vetëm javën e kaluar dorëzoi kërkesë për transferim te drejtuesit e klubit katalanas.

Megjithatë, tashmë janë orët vendimtare për 33-vjeçarin, i cili e sheh veten shumë larg ‘Camp Nou’ këto momente. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK