Connect with us

Kosovë

Avokati Koci ngre dilema mbi mandatin e Gjykatës Speciales

Publikuar

Avokati Arianit Koci ka vënë në pikëpyetje e ligjshmërinë e Dhomave të Specializuara në Hagë, që sot kryen seancën e parë publike me një të akuzuar.

Koci i ftuar tha se në kontaktin e parë me Specialen, ku është i akredituar si avokat, tha se do ta ngre çështjen e ligjshmërisë së saj. Për këtë, ai iu referua afateve që parashihen për veprimin e Speciales – pesë vjet nga formimi.

Ai thotë se Dhomat e Specializuara kanë një Gjykatë Kushtetuese dhe pret interpretimin e saj për këtë çështje.

“Sot ishin veprime procedurale, asgjë nuk kishe për t’u theksuar. Është me rëndësi që gjykata ta qartësojë se a ka mandat apo jo, pasi ka një konfuzion. Gjykata Kushtetuese, ajo që është në kuadër të Gjykatës Speciale, duhet ta qartësojë sa më shpejt, pasi amandamendi kushtetues e parasheh qartë se kjo gjykatë do të zgjatë pesë vjet apo më pak dhe pastaj ky amanadament kushtetues bën referenca konfuze, të orienton në një ligj që fare nuk flet për vazhdimin e mandatit. Ligji tjetër pastaj e përcakton se vazhdohet mandati derisa prej Bashkimit Evropian vjen informacioni sa janë kryer të gjitha, përfshirë edhe ankesat e të akuzuarve”, ka thënë Koci.

Në funksion të këtij qartësimi, Koci ka thënë se ishte edhe deklarata e sotme e avokatit të Salih Mustafës, që tha se do të sfidojë ligjshmërinë e Speciales.

Lajme15 minutes ago

AUV demanton rezultatet e pretenduara nga “Vita”: Mostrat ende në analizë

Maqedoni1 hour ago

Janevska: Shteti ua mbulon tërësisht shpenzimet nxënësve që përfaqësojnë vendin në olimpiadat shkencore

Maqedoni1 hour ago

Daut Beqiri: Nisin punimet për zgjerimin e varrezave në Haraçinë

Shqipëri2 hours ago

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Lajme3 hours ago

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Lajme3 hours ago

Sali nga Dibra: Shteti duhet të ecë përpara, opozita do ti humb zgjedhjet e ardhshme

Maqedoni4 hours ago

Hoxha: Procedura e tenderimit ka përfunduar, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Bota5 hours ago

Jason Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Lajme5 hours ago

Hoxha njofton mbylljen e tenderit, pritet të nisë së shpejti ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Maqedoni5 hours ago

Zjarri në Koçan: Ekspertiza e telefonave zbuloi rrjedhje informacioni mbi kontrollet e MPB-së dhe DAP-iT

Maqedoni5 hours ago

Pjesa II e autostradës Shkup-Bllacë do të zgjasë 4 vite

Bota5 hours ago

E zënë poshtë ndërtesës së shembur për 32 orë, si arriti të mbijetojë 12-vjeçarja në Venezuelë vetëm me një shishe ketchup dhe pak djathë

NA NDIQ NË FACEBOOK