Connect with us

Kosovë

Avdiu: Ledri Vula kontribues që gratë të paraqiten si objektë seksi, tash po u shqetësojka për vajzën që ende nuk i ka lindë

Publikuar

Aktivistja Zana Avdiu i ka reaguar ashpër reperit kosovar Ledri Vula, ku ky i fundit në një emision tha se në momentin kur e  ka kuptuar se fëmiju i tij i cili po vie në jetë është vajzë, gjëja e parë që i ka shkuar ndërmend se  “ a ka me ma nguce najkush, edhe a kam me kanë aty me mbrojtë”.

Avdiu thotë se ishte vetë Ledri Vula ai i cili ka kontribuar shumë në nxitje dhune e ngacmim e keqpërdorim seksual me anë të këngëve të tij, ndërkaq sot qenka i frikësuar.

Sipas Avdiut  në këtë e Vulës gratë dhe vajzat paraqiten si objekte seksi, dhe pronë e jotja (burrave). Këngët e tua janë të mbushura me urrejtje, seksizëm e dhunë ndaj grave.

A e din ti te sa i riu ke ndiku, që ata vajzen/gruan ta trajtojnë ashtu?, ka shkruara Avdiu në Facebook.

Ja postimi:

NA NDIQ NË FACEBOOK