Connect with us

Sport

Atletico Madrid arrin marrëveshje me Luis Suarez

Publikuar

Ylli uruguaian, Luis Suarez, me shumë gjasë do të largohet nga skuadra e Barcelonës gjatë kësaj merkatoje.

Lojtari lidhej me një transferim të mundshëm te Juventus, por gjithçka u bllokua si pasojë e dokumentacionit.

Tashmë, Suarez po vazhdon negociatat me skuadrën rivale të Barcelonës, Atletico Madrid.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, Atleti kanë marrëveshje me Suarez. Ata duan t’i japin atij dy vite kontratë, transmeton lajmi.net.

Suarezit i mbetet që të gjejë pajtueshmëri me Barcelonën, kurse Atletico duhet të largojë nga skuadra Diego Costan. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK