Connect with us

Lajme

Artan Hoxha zbulon serinë e vrasjeve/ Shënjestra dhe konflikti mes familjeve pas prishjes së pazareve

Publikuar

me

Gazetari Artan Hoxha, ka zbuluar të tjera detaje rreth ngjarjes që tronditi mbrëmjen e sotme zonën e Vasil Shantos në Tiranë.

Ndërkohë që policia ka raportuar se dyshohet për hakmarrje, Hoxha tregoi se atentai i sotëm lidhet me një sërë vrasjesh.

Gazetari tha se këtu kemi të bëjmë me dy fise që janë futur në një konflikt dhe po vijojnë hakmarrjen edhe sot e kësaj dite për prishje të pazareve të drogës.

Sipas tij, atentati i sotëm është kronikë e një ngjarje të paralajmëruar.

“Është historia e disa atentateve në Shqipëri dhe jashtë saj, kryesisht në Mirditë, ku përfshihet ai me snajper ku u ekzekutua Kastriot Reçi. Kjo është seria e radhës e një seriali.

Brenda këtij harku është vrasja e ish-drejtorit të OSHEE-së, më pas e Armando Gjinit, dhe nga krahu tjetër është vrarë Gaspër Reci në Romë dhe Kastriot Reçi pronar i medias në Lezhë dhe ajo ngjarje bëri shumë bujë. Është kronikë e një ngjarje të paralajmëruar. Pse e kanë vendosur ta bëjnë aty? Për shumë arsye, mesazhi që duhan të përcojnë, “se ne të vrasim kudo që të jesh”.

Kemi të bëjmë me një seri vrasjesh që kanë ndodhur në Belgjikë, Romë, Rrëshen, Tiranë. Duket sikur Hamasi është duke qëruar hesapet. Kemi të bëjmë me dy fise, dy familje të mëdha të cilat janë futur në një konflikt që e di e gjithë dynjaja dhe ne mbledhim kufomat.

Kreshnik Gjini është vrarë në Belgjikë, Armando Gjini në Rrëshen, Kastriot Reçi u godit me snajper, Gaspër Gjini në Romë. Zanafilla ka qenë për prishje interesash për trafikun e lëndëve narkotike. Asnjë nga vrasjet e ndodhura në Belgjikë, Romë apo Rrëshen nuk është zbardhur. Fakti që jemi para fushatës nuk e favorizon zbulimin e ngjarjes, pasi policia ngarkohet me ngjarje të tjera”, tha gazetari./ CNA.al

Advertisement
Sport10 mins ago

Sporting Lisbona nderon CR7 – emëron akademinë e klubit ‘Academia Cristiano Ronaldo’

Kosovë11 mins ago

Rrahmani i VV-së i sulet akademik Kujtim Shalës së LDK-së, i jep medalje “për hajni”

Lajme14 mins ago

Kastriot Rexhepi: Opozita shqiptare bën “show”, amandamentet i dorëzoi në gjuhën maqedone

Kosovë27 mins ago

Gjuriq: Ua kemi borxh fëmijëve tanë që të mos e bëjmë armik Amerikën

Sport31 mins ago

Zekolli: Liga Unike do të rritë vlerat dhe konkurrencën në basketbollin shqiptar

Shëndetësi34 mins ago

43 shtatzëna u prekën me COVID-19 në Kosovë, 29 prej tyre lindën foshnjat e tyre

Lajme41 mins ago

Notat e lojtarëve: Real Sociedad 0-0 Real Madrid, Elustondo dhe Kroos më të mirët

Kosovë43 mins ago

Analisti Tahiri zbulon qëllimin e vizitës së Grenellit në Kosovë

Sport52 mins ago

ZYRTARE: PAOK transferon Waguen nga Barcelona

Kosovë59 mins ago

Memli Krasniqi: Koalicioni nuk ka vullnet t’i mbështes bizneset dhe qytetarët për rimëkëmbjen ekonomike

Lajme1 hour ago

Këto janë të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë Hoti

Sport1 hour ago

Barcelona ka edhe pesë lojtarë në shitje

Kosovë1 hour ago

Qeveria ua ndan nga 2 mijë e 733 euro delegatëve të legjislaturës së vitit 1990

Kosovë2 hours ago

Ministrja serbe zbulon 4 rrugët që do t’i financojë Amerika e që lidhin Serbinë dhe Kosovën

Lajme2 hours ago

Daçiq paralajmëron BeH-në: Po e njohët Kosovën, si do të ndaloni pavarësinë e Republikës Serbe?

MË TË LEXUARAT