Connect with us

Lajme

Artan Grubi mohon konfliktin në Qeveri: Ishte lajm i rremë

Publikuar

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në prononcimin e shkurtër për Agjencinë e lajmeve FLAKA e ka quajtur lajm rremë informacionin e publikuar në disa media për kinse konflikt fizik me sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë Dragi Rashikovski.

Gazeta Veçer, versioni online njoftoi që dje ka ndodhur një zënkë verbale në qeveri, e cila madje ka përfunduar me grushte mes tyre.

Sipas këtyre burimeve që pretendon gazeta, zënka ka ndodhur mes zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi dhe sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashiovski. Rashkovski ka refuzuar të ja dorëzojë gjithë çelësat e kabinetit Grubit dhe kjo ka shkaktuar zënkë.

Madje sipas medias, janë shkëmbyer ofendime të zëshme, kurse në fund Grubi gjoja i ka dhënë dy tre goditje Rashiovskit në qafë dhe kokë.

Por pretendimet e tilla u mohuan kategorikisht nga zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

NA NDIQ NË FACEBOOK