Connect with us

Sport

“Art Motion” transmeton Superligën e Kosovës në sezonin 2020/2021

Publikuar

më

Në sezonin e ri, elita e futbollit të Kosovës do të shfaqet në “Art Motion dhe Klan Kosova”.

FFK, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Komiteti Ekzekutiv i FFK-së e ka miratuar rekomandimin e Komisionit për Shqyrtimin e Ofertave për të Drejtat Televizive të Superligës për lidhje të kontratës me ofertuesin më të suksesshëm dhe çmimin më të lartë – ofertuesin “Art Motion & Klan Kosova” nga Prishtina.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së e ka miratuar rekomandimin e Komisionit për Shqyrtimin e Ofertave për të Drejtat Televizive të Superligës për lidhje të kontratës me ofertuesin më të suksesshëm dhe çmimin më të lartë – ofertuesin “Art Motion & Klan Kosova” nga Prishtina.

Komisioni ad hoc për Shqyrtimin e Ofertave për të Drejtat Televizive të Superligës së Kosovës në futboll i formuar nga ana e Këshillit për Çështje Emergjente dhe aprovuar nga Komitetit Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, konform autorizimeve të marra nga KE dhe pas hapjes se ofertave ka gjetur se dy ofertues i kishin plotësuar kriteret për shqyrtim të ofertës së tyre, “Kujtesa&T7” dhe “Art Motion&Klan Kosova”, derisa ofertuesi i tretë “Nimi-Tv” është eliminuar, pasi nuk i ka plotësuar kushtet esenciale sipas ftesës për ofertë.

Duke marrë për bazë përshtatshmërinë juridike, profesionale, teknike dhe financiare si dhe çmimin më të lartë të ofruar, Komisioni ka gjetur që ofertuesi “Art Motion & Klan Kosova” i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara me ftesën për ofertë dhe ka ofruar çmimin më të lartë prej 380.000 euro. Prandaj, Komisioni i ka rekomanduar KE të FFK-së për lidhje të kontratës me këtë ofertues. Ndërkohë, KE me unanimitet e ka miratuar rekomandimin e Komisionit, duke e shpallur fituese të të drejtave televizive të Superligës ofertuesin “Art Motion – Klan Kosova” dhe i njëjti do t’i marrë këto të drejta pas nënshkrimit të kontratës.

Njëherësh KE i FFK-së ka falënderuar edhe ofertuesin tjetër “Kujtesa & T7” për interesimin dhe ofertën e bërë që gjithashtu ishte mjaft serioze por që e kishte çmimin më të vogël se ofertuesi i suksesshëm.

Vlen të theksohet se sivjet për dallim nga vitet e kaluara KE i FFK-së ka vlerësuar se është shënuar ngritje e konsiderueshme e çmimit të shitjes së të drejtave televizive. Kjo është e mirëseardhur për klubet, pasi e gjithë shuma e kësaj kontrate do t’i ndahet 10 klubeve të Superligës, të cilat këtë vit do të kenë të ardhura dukshëm më të mira nga të drejtat televizive se sa në vitet paraprake.

/Lajmi.net/

Kosovë2 minutes ago

Qeveria e Kosovës ndërpret tregtinë e energjisë me kompanitë serbe, Kurti paralajmëron masa të tjera

Kosovë28 minutes ago

SKANDAL I RËNDË: Kënga e nacionalizmit serb për Kosovën këndohet në ngjarjen e Komisionit Evropian!

Bota32 minutes ago

Goditet sërish Ura e Krimesë: Ukraina shënjestron arterien kryesore të Rusisë, trafiku bllokohet

Maqedoni38 minutes ago

Iskra Haxhi Vasileva merr drejtimin e Prokurorisë për Krim të Organizuar, Abazi ia dorëzon detyrën me një buqetë lulesh

Lajme45 minutes ago

E rëndë në Prizren, 26-vjeçarja ndërron jetë pasi iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit nga hetuesit e antidrogës

Maqedoni2 hours ago

Përplasje mes fqinjëve në Bit-Pazar: 35-vjeçarja denoncon se u sulmua nga dy gra

Shqipëri3 hours ago

Parashikimi i motit, mos harroni çadrat! Dita e sotme e paqëndrueshme, me reshje shiu dhe shtrëngata

Lajme4 hours ago

Nga Pallati Élysée te Samiti i EPC-së në Dublin: Kurti përmbyll agjendën e takimeve në Paris dhe Irland

Maqedoni5 hours ago

Selimi godet VLEN-in: Alta Banka mban firmën dhe vulën tuaj!

Shqipëri5 hours ago

Zbulohen dy tentativa kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara në dy autobusë

Lajme6 hours ago

Skandal në Bruksel: Në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, interpretohet kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”

Maqedoni7 hours ago

Mungesa e ekipeve dhe mbingarkesa në spitale, Ndihma e Shpejtë detyrohet të seleksionojë thirrjet emergjente

NA NDIQ NË FACEBOOK