Sport
Arsenal shënjestron Felipe Andersonin

Mikel Arteta duket se dëshiron që t’i ketë forcat e shtuara në krahët e sulmit, për sezonin e ri.
Sipas raportimeve nga Britania e Madhe, Arsenal janë duke monitoruar mesfushorin sulmues të West Ham United, Felipe Anderson, transmeton lajmi.net.
Braziliani nuk shkëlqeu dot nën urdhrat e David Moyes, por thuhet se mund të ketë një tjetër rast, tashmë tek Arsenal.
‘Gunners’ nuk kanë bërë ndonjë ofertë për Anderson.
Mbetet të shihet nëse në ditët e ardhshme interesimi do të intensifikohet, për të çuar në hapa më konkret. /Lajmi.net/






















