Sport
Arsenal mendon për Thomas Partey – janë gati të shesin Torreiran te Torino për të mbledhur fondet

Mesfushori i Atletico Madrid është në listën e dëshirave të ‘Gunners’ tash e disa kohë dhe tashmë duket se po grumbullohen fondet për një lëvizje drejt tij.
Sipas raportimeve të ‘The Sun’, Arsenal janë gati të shesin Lucas Torreira për të grumbulluar fonde, transmeton lajmi.net.
Arsenal thuhet të kenë pranuar ofertë prej 21.5 milionë funteve për kartonin e Torreira.
Londinezët janë gati ta shesin mesfushorin dhe më pas të lëvizin për kartonin e Thomas Partey. /Lajmi.net/






















