Lajme
Arrestohet 14 vjeçari në Shqiperi për armbajtje pa leje

Është arrestuar një 14 vjeçar në Durrës, për veprën penale “Armbajtje pa leje”.
I dyshuari është arrestuar në afërsi të stacionit të trenit në Sukth, ku në çantën e tij të dorës iu gjetë arma e tipit “Zastava”, njofton Policia e Shtetit në Shqipëri, përcjell Klan Kosova.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Durrës.
Për veprën penale, parashikohet dënimi me burgim deri në shtatë vjet.
.




















