Sport
Aro Muric stërvit me skuadrën e re, zyrtarizimi vetëm çështje formale

Muric pritet të zyrtarizohet te skuadra e Girona në Spanjë orët në vijim, ku edhe pritet të ketë minuta në dispozicion.
L’Esportiu raporton se 21-vjeçari ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe dje ka stërvitur bashkë me shokët e ri të skuadrës.
Muric do të shkojë te Girona në formë huazimi, pasi Man City nuk ishin gati ta shesin kartonin e tij këtë merkato.
Paraprakisht, portieri nga Rozhaja ishte huazuar te Nottingham Forest ku nuk pati aventurë të mirë. /Lajmi.net/






















