Connect with us

Sport

Aro Muric ateron në Spanjë, pritet zyrtarizimi te Girona

Publikuar

Muric pritet të zyrtarizohet te skuadra e Girona, ku edhe pritet të ketë minuta në dispozicion.

Gardiani i portës kosovare ka zbarkuar së fundmi në qytetin e Girona, dhe tashmë bëhet e ditur se pritet vetëm konfirmimi, përcjell lajmi.net.

Muric do të shkojë te Girona në formë huazimi, pasi Man City nuk ishin gati ta shesin kartonin e tij këtë merkato.

Girona ka larguar së fundmi portierin e parë të skuadrës duke lënë shpresa që Aro të ketë minuta maksimale në Spanjë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK