Connect with us

Kosovë

Arben Vitia deklaron se i vjen keq për vdekjen e Agon Musliut, tregon se si liroheshin të tjerët nga ministria

Publikuar

 

Anëtari i Komisionit hetimor për menaxhimin e pandemisë me Covid-19, Shkumbin Demalijaj e ka pyetur ish ministrin Arben Vitia lidhur me vdekjen e Agon Musliut në qendrën e karantinimit.

Demalijaj e ka pyetur ish ministrin se a ndjehet përgjegjës për vdekjen e Agon Musliut dhe se a do t’i kërkojë falje familjarëve, pasiqë kishte deklaruar se i ndjeri nuk ka paraqitur ndonjë raport mjekësor kur ka ardhur në Kosovë.

Vitia ka inisituar se Agon Musliu nuk ka pasur asnjë dokument apo raport mjekësor , ashtu siç ka deklaruar babai i të ndjerit.

“Natyrisht që ndihem keq për vdekjen e Agonit, natyrisht qe s’ka qenë e lehtë sidomos për mua si ministër vdekja e Agonit. Ju shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Agonit, Është e lehtë të thuhet, por jo në këtë rast që ka ndodhur një tragjedi që në aspektin njerëzor, por edhe në aspektin moral e etik e kam përjetuar shumë keq. Me përgjegjësi të plotë ju them se i ndjeri Agon Musliu nuk ka pasur asnjë dokument me vete në hyrje të pikës kufitare të aeroportit të Prishtinës ‘Adem Jashari’ dhe natyrisht për këtë në atë kohë nga ato deklarata që I kam lexuar dhe të gjithë akterët nga aeroporti në karantinë e kanë konfirmuar një gjë të tillë”, tha Vitia.

Vitia është pyetur nga Demalijaj edhe mbi atë se me çfarë të drejte ka nënshkruar lirimin e personave nga qendra e karantinimit.

“Këtë të drejtë ka qenë nga zyra ligjore ne MSH e cila më ka sjellur vendimet në mënyrë shabllone qe vetëm ministri i Shëndetësisë për personat që hyjnë në karantinë mund ti lirojë. Rekomandimet se kush duhet të hyjë e kush duhet të lirohet në karantinë kanë qenë të specifikuara nga IKSHP, e pastaj ka qenë nën diskrecionin e ministrit të Shëndetësisë që të nënshkruajë lirimin e personave”, ka thënë Vitia./Periskopi/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK