Kosovë
Anti-amerikanizmi: Gazeta e Haki Abazit i quan “kaubojë të pabesë” edhe Trumpin e edhe Obaman

Si duket vala e anti-amerikanizmit në Kosovë nuk do të kalojë edhe shumë kohë, përkundër dëmtimit të qartë të raporteve tradicionalisht të mira mes Kosovës dhe ShBA-ve. Së fundi, në një shkrim në njërën nga shumë gazetat e rrjetit BIRN, me të cilin është i lidhur Haki Abazi i Vetëvendosjes, sulmohet delegacioni qeveritar amerikan me fjalën “kaubojë që të pabesë (që s’e mbajnë fjalën”.
Në fakt, angazhimi i delegacionit qeveritar amerikan dhe i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi dhe për Kosovën në veçanti është fare i vonshëm për të analizuar mbajtjen apo mos-mbajtjen e zotimeve të tyre.
Sidoqoftë, kjo nuk ka penguar dy gazetarë të PrishtinaInsight – njëri prej tyre kosovar – që në mënyrë krejtësisht të mjegullt të promovojnë sulmet e pabaza ndaj tyre.
Artikulli i motivuar politikisht nuk shqyrton zotimet në Marrëveshjen e Washingonit, ashtu siç nuk merr parasysh deklarimet e bëra së fundi në konferencën për medie nga delegacioni në fjalë, përcjell Periskopi.
“Investimet amerikane në Kosovë kanë qenë të rralla në dekadën e kaluar.” – thotë njëri konstatim i këtij artikulli që nuk tregon se si ndërton referencën krahasuese. Në fakt, në formë fare të çuditshme aty përmendet në fjalinë vijuese Gjermania, e cila ka investuar gati 600 milionë në Kosovë në krahasim me ShBA-të që kanë investuar “më pak” se 200.
Se për çfarë arsyesh konsiderohen këto investime “të rralla” megjithëse Kosova ndodhet në një kontinent tjetër nga ShBA-të, është zor të thuhet.
Për më tepër, pikëmbështetja e artikullit nuk sulmon thjesht administratën Trump por edhe administratën Obama në lidhje me Kosovën./Periskopi






















