Sport
Antetokounmpo takohet me drejtuesit e Bucks, kërkon përforcime në skuadër

Milwaukee Bucks kanë dështuar edhe këtë edicion të triumfojnë në fazën e ‘Play Off’.
Giannis Antetokounmpo është takuar me krerët e Bucks, bën të ditur Adrian Wojnarowski, transmeton lajmi.net.
Takimi i grekut me Marc Lasry (bashkëpronar i Bucks) zgjati për tri orë, ku u diskutua mënyra se si do t’i çaset skuadra sezonit të ri.
Lasry thuhet t’i ketë konfirmuar lojtarit se do të investohet në përmirësimin e skuadrës.
Antetokounmpo është shpallur këtë sezon lojtari më i mirë defensiv i vitit. /Lajmi.net/






















