Connect with us

Lajme

Antarësimi në BE, Presidenti: Shqipëria s’do të sakrifikojë as për kokën e Metës e as Ramës

Publikuar

Presidenti shqiptar Ilir Meta gjatë takimit të ditës së sotme me gazetarët pka prekur edhe çështjen shumë të diskutuar të plotësimit të kushteve për të hyrë në BE.

Ai theksoi se Shqipëria nuk do të sakrifikojë as për kokën e Metës dhe as atë të kryeministrit Edi Rama dhe se gjithmonë do të jetë e fortë, pasi ka kaluar situata më të vështira.

“Unë qëndrimet e mia i kam mbajtur institucionale, të gjitha kanë qenë koherente të gjitha të qarta se çfarë do të bëjë mazhoranca është zgjedhje e saj. Unë kam qenë kryeministër jam ndeshur me situata të vështira. Për antarësimin e Shqipërisë në BE s’do të sakrifikohet as për kokën e Metës as të Edi Ramës. Shqipëria ka mbijetuar e do të qëndrojë edhe më e fortë. S’do të ketë më marrëveshje, në fuqi vetëm marrëveshja e 5 qershorit dhe do të hapen listat”, tha Meta, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK