Sport
Ansu Fati duhet të ishte ‘Lojtari i Ndeshjes’, por La Liga nuk pati të drejtë t’ia jepte çmimin faji i moshës së tij

Anësori spanjoll shënoi dy golat e parë të këtij takimi, për t’i dhënë Barcelonës epërsinë prej 2:0.
Ai fitoi edhe një penallti, të cilën më pas në gol për 3:0 e konvertoi Lionel Messi.
Këto statistika kanë bërë që Ansu Fati të ishte më i miri i ndeshjes, por La Liga nuk pati të drejtë t’i jepte këtë çmim.
Gjithçka vjen si pasojë se kompania e birrës, Budweiser sponsorizon La Ligan, përcjell lajmi.net.
Kësisoj, Ansu Fati si 17 vjeçar nuk mund të ketë një trofe individual që sponsorisohet nga produkte +18.
Si pasojë e kësaj, Jordi Alba fitoi çmimin ‘Lojtari i Ndeshjes’. /Lajmi.net/





















