Connect with us

Sport

Ansu Fati bëhet pjesë e skuadrës së parë të Barcelonës, i rritet edhe çmimi i klauzolës

Publikuar

Katalanët, përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se 17 vjeçari tani është pjesë e skuadrës së parë të tyre, përcjell lajmi.net.

“Ansu Fati është bërë edhe zyrtarisht anëtar i skuadrës së parë”, thuhet në njoftim, përcjell lajmi.net.

“17 vjeçari që është stërvitur me skuadrën e parë që nga fillimi i sezonit të kaluar, do të mbajë fanellën me numër 22”.

“Klauzola e tij nga 170 milionë euro, është rritur në 400 milionë”.

Në të kaluarën, te Barcelona numrin 22 e kanë bartur edhe Dani Alves, Eric Abidal, Javier Saviola e shumë yje të tjerë./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK