Sport
Anglia U21 e fortë për Kosovën U21 – disfatë e thellë për shpresat e Dardanëve

Ashtu edhe siç pritej, Anglia U21 ka marrë tri pikë nga udhëtimi në ‘Fadil Vokrri’, shkruan lajmi.net.
Anglezët shënuan fitore 0:6 kundër Kosovës U21. Dardanët u mbajtën mirë në pjesën e parë, por në pjesën e dytë ishin të pafuqishëm ndaj superioritetit anglez.
Het trik në këtë ndeshje shënoi ylli i Arsenal, Eddie Nketiah, i cili gjeti rrjetën në minutat 51’, 55’, dhe 60’.
Golat për rezultatin final u shënuan nga Nelson, në minutën e 66’ të takimit, Sessegnon 82′ dhe Bellingham 85′.
Pra, Kosova U21 u thye në një periudhë prej 15 minutave, duke pranuar katër gola.
Me këtë rezultat, Anglia U21 qëndron lidere e grupit me 15 ipkë, kurse Kosova U21 është në pozitën e pestë, me gjashtë pikë.
Shqipëria mban pozitën tre, pas fitores kundër Austrisë. /Lajmi.net/






















