Connect with us

Kosovë

Analisti grek: Jemi të humbur, s’mund ta përballojmë një luftë me Turqinë

Publikuar

Analistët grekë kanë paralajmëruar se qëndrimi i Athinës është mjaft problematik, në kulmin e tensioneve të vazhdueshme me Ankaranë në Mesdhe.

Ai argumenton se Greqia mund të humbasë një luftë të mundshme me Turqinë, duke shtuar se Europa është e “lodhur nga Athina”.

Ata gjithashtu paralajmëruan se interesat franceze në rajon mund të mos përputhen plotësisht me ato të Athinës.

Giorgos Papachristos, i të përditshmes më të shitur të Greqisë “Ta Nea”, argumentoi se rendja drejt Bashkimit Evropian sa herë që vendi ka një problem nuk është një zgjidhje.

;Ata janë të lodhur nga ne. Ne gjithmonë e kemi bindur veten se kemi të drejtë dhe Turqia e ka gabim, por duhet të jemi realiste.

Papachristos gjithashtu vuri në dukje se Greqia ka dy mundësi. E para, një luftë afatshkurtër me Turqinë, në të cilën Turqia do të merrte ishullin e vogël të Kastelloriz ??(Megisti-Meis), i vendosur vetëm disa kilometra larg bregut të saj.

Opsioni i dytë sipas Papachristos është dialogu, nga i cili Greqia gjithashtu rrezikon humbje të rëndë politike.

Në këtë skenar, Turqia do të bënte kërkesa dhe Greqia do të duhej të bënte lëshime.

NA NDIQ NË FACEBOOK