Connect with us

Ndryshe

Ambasadori kinez “like” videot pornografike, Ambasada pretendon se i ishte hakuar llogaria

Publikuar

Ambasada kineze në Mbretërinë e Bashkuar ka kërkuar një hetim të mirëfilltë nga Twitter dhe ka thënë se nuk do të marrë asnjë masë aktualisht pasi ambasadori kishte pëlqyer një postim pornografik.

Ambasada ka pretenduar se llogaria e Liu Xiaomingut, ambasadorit, është “sulmuar mizorisht” të mërkurën, pasi kishte pëlqyer postime kritike ndaj partisë komuniste kineze dhe një video 10 sekondëshe të një akti seksual.

Pëlqimet mbetën aktive për të paktën një orë derisa denoncoheshin gjerësisht nga komentuesit para se ato të hiqeshin, përcjell Periskopi.

Disa orë më vonë, zëdhënësi për ambasadën në Londër lëshoi një deklaratë ku dënonte hakimin ep retenduar.

“Së fundi, disa elemente antikineve mizorisht kanë sulmuar llogarinë e ambasadorit Liu Xiaoming dhe përmes metodash të neveritshme janë munduar të mashtrojnë publikun. Ambasada kineze dënon fuqishëm këtë sjellje të turpshme,” thuhet në deklaratë. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK