Connect with us

Kosovë

Ambasadori i Hungarisë i jep mbështetje Kosovës për liberalizim vizash: Janë plotësuar kriteret

Publikuar

Kryeministri Avdullah Hoti e ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Hungarisë, József Bencze.

Bencze tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

“Hungaria konsideron se Kosova i ka përmbushur të gjitha obligimet për liberalizimin e vizave”, theksoi ndër të tjerash, ambasadori József Bencze, i cili e siguroi kryeministrin Hoti se Hungaria do të vazhdojë ta mbështesë edhe më tej agjendën e integrimit europerëndimor të Republikës së Kosovës.

Ambasadori hungarez riafirmoi mbështetjen e Hungarisë për Kosovën, duke ofruar kredi prej 62 milionë eurosh, që pritet të ratifikohet nga Kuvendi

Po ashtu, në këtë takim, u diskutua edhe për organizimin e takimit të Këshillit ekonomik Kosovë – Hungari, si dhe për shkëmbimin e vizitave reciproke në nivel të lartë dhe nënshkrimin e Protokollit për bashkëpunim në fushë të arsimit.

Kur është fjala për arsimin, duhet theksuar se Hungaria ka ndarë 75 bursa universitarë për studentët nga Kosova.

Duke i dëshiruar mirëseardhje ambasadorit Bencze, kryeministri Hoti shprehu mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për mbështetjen e përhershme të Hungarisë.

Hoti e njoftoi ambasadorin Bencze për prioritet e Qeverisë së Kosovës, siç i përmendi, parandalimin dhe menaxhimin e pandemisë COVID–19, pakon e rimëkëmbjes ekonomike dhe forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit.

Në takim, kryeministri gjithashtu foli edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që siç thekson gjithmonë Hoti, duhet të përfundojë me njohje reciproke.

NA NDIQ NË FACEBOOK