Connect with us

Sport

Aliti: Ndaj Moldavisë për fitore, tifozët do na mungojnë

Publikuar

Mbrojtësi ka folur për kanalin e FFK, para nisjes së Kombëtares së Kosovës për Itali, ku më 3 shtator luajnë kundër Moldavisë në Parma, në ndeshjen e vlefshme për Ligën C në Ligën e Kombeve.

“Besoj se na është bërë qejfi të gjithëve që jemi grumbulluar për Kombëtaren, sepse e kemi një grup shumë të mirë dhe një atmosferë shumë të mirë”, ka deklaruar Aliti, përcjell lajmi.net.

“Kemi dy ndeshje, me Moldavinë dhe Greqinë, i marrim një nga një, tani jemi të fokusuar vetëm te Moldavia, shkojmë për fitore dhe për të dhënë maksimumin”.

“Tifozët tanë na mungojnë, e dimë se çfarë përkrahje na kanë dhënë neve deri këtu, jam i sigurt se tifozët tanë do na jepnin ndjenjën edhe në Itali si me qenë në Kosovë. Ku do qenë kemi luajtur ka qenë si të luash në Kosovë, ka pasur shumë tifozë tanët, por duhet të jemi të motivuar sepse luajmë për Kosovën, shtetin tonë”./Lajmi.net/