Connect with us

Lajme

Ali Ahmeti nesër i shkon për vizitë Zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi, zbulohen detaje

Publikuar

me

Në Qeveri, gjegjësisht në zyrat e reja të Ministrisë për Sistem Politik po bëhen të gjitha përgatitjet teknike gjatë vikendit për të pritur në një atmosferë sa më festive liderin Bashkimit Demokratik per Integrim, Ali Ahmeti.

Ky i fundit pritet të urojë për postin e ri zëvendëskryeministrin e pare Artan Grubi dhe t’i shpreh mbështetje të fuqishme në misionin e ri dhe në realizimin e politikave programore të Bashkimit Demokratik nga ku përfituesit më të mëdhenj do të jenë qytetarët shqiptar thonë nga Qeveria.

Takimi mësohet se të ndodh në ora 10 e 40.

Entuziazmi në kuadrot e rinj në Bashkimit Demokratik është i madh, kjo u pa dhe nga nominimet e reja për poste zëvendës ministrash dhe e njëjta pritet të ndodh edhe me sekretarët shtetëror.

Sipas asaj që thonë në Qeveri zotimet e sotit që bëri Zëvëndëskyreministër Grubi për barazi të plotë dhe kohezion social për të gjithë si dhe implementim të plotë të ligjit e gjuhët do të bëhet realitet.

Vetë fakti që për herë të parë në historinë e Maaedonisë zëvendëskryeministri merr kompetencat e kryeministrit kur ky i fundit mungon për shkaqe objektive, flet qarte se BDI nuk do të lëshojë pe karshi palës maqedonase e cila heziton dhe pengon avancimin e shqiptarëve në shtet, thonë kshtu nga Qeveria.

Ndryshe Bashkimi Demokratik pritet të udhëheq me një institucion të rëndësishëm siç është Enti Shtetëror i Statistikave aty ku përqindja e shqiptarëve është tejet e ulët./INA

.

Advertisement

MË TË LEXUARAT