Connect with us

Kosovë

Aleatët e Navalnyt befasojnë partinë e Putinit në zgjedhjet lokale në Rusi

Publikuar

Aleatët e liderit të helmuar opozitar rus, Aleksei Navallni (Alexei Navalny) kanë thënë që i kanë siguruar ulëset në këshillim e qytetit në Sivberi ndërsa monitoruesit e pavarur i kanë dënuar parregullsitë në votime.

Në dhjetëra rajone prej 85 sosh sa ka Rusia, qytetarët e këtij shteti votuan për guvernatorët rajonalë dhe për ligjbërësit dhe legjislatorët e qytetit.

Këto zgjedhje vijnë vetëm një vit pas zgjedhjeve parlamentare dhe shihen si një test për Kremlinin, derisa partia në pushtet po përballet me një ulje popullariteti dhe zemërim publik shkaku i dobësimit të ekonomisë, shkruan The Guardian, përkthen në shqip Periskopi.

Në përpjekjen për ta luftuar makinën elektorale të Vladimir Putinit, Navalny dhe ekipi i tij iu kanë bërë thirrje rusëve që të votojnë taktikisht duke mbështetur kandidatët më të fuqishëm që i dolën kundër partisë në pushtet Rusia e Bashkuar.

Disa prej fushatave të profilit më të lartë kanë ndodhur në Novosibirsk, qytetin e tretë më të madh të Rusisë, dhe qytetin fqinj të Tomskut ku po udhëtonte Navalny.

Të dielen mbrëma, ekipi i tij tha se ishin siguruar ulëse në këshillet e qytetit në Tomsk dhe Novosibirsk.

Navalny kishte qenë në Siberi për të promovuar “votimin e mençur” kur u helmua me atë që Gjermania thotë se ishte novichoku. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK