Connect with us

Kosovë

Albin Kurti i thurr poezi Ujmanit: Nuk është ujë, tokë pastaj ujë – Edhe Ujmani në Serbi është i Kosovës

Publikuar

më

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka bërë disa vargje poetike në një status në Facebook ku flet për Liqenin artificial të Ujmanit – duke thënë se koha për Serbinë që ta kontestojë atë ka kaluar para katërdhjetë vitesh.

“Ujmani nuk është ujë, Ujmani është tokë, sepse njëherë është tokë e pastaj ujë. Ujmani është tokë e mbushur me ujë.” – shkruan z.Kurti në referencë me zotimin e marrëveshjes së Washingtonit të cilin e ka kundërshtuar ashpër, përcjell Periskopi.

Ai thotë se tokat ku është ndërtuar liqeni janë paguar shtrenjtë nga Kosova.

“Sipërfaqja e plotë mbi cilën është ndërtuar Ujmani është pronë e Kosovës. Kadastri, pra pronësia, shtrihet më tej se kufiri shtetëror i Republikës së Kosovës me Serbinë. Andaj Ujmani edhe në territorin e Serbisë është i Kosovës. Ujmani është tokë e Kosovës në territor të Serbisë. Por, edhe atje ai është i Kosovës.” – ka shtuar ai, duke ngritur pretendime territoriale kësisoj ndaj Serbisë.

Statusi i plotë: 

Ujmani është toka jonë

Ujmani nuk është pasuri natyrore por liqe artificial. Ujmani është pasuri, sepse është pasuri e Kosovës; jo pasuri natyrore, sepse i ndërtuar nga dora e njeriut. Ujmani nuk është ujë, Ujmani është tokë, sepse njëherë është tokë e pastaj ujë. Ujmani është tokë e mbushur me ujë.

Sipërfaqja e plotë mbi cilën është ndërtuar Ujmani është pronë e Kosovës. Kadastri, pra pronësia, shtrihet më tej se kufiri shtetëror i Republikës së Kosovës me Serbinë. Andaj Ujmani edhe në territorin e Serbisë është i Kosovës. Ujmani është tokë e Kosovës në territor të Serbisë. Por, edhe atje ai është i Kosovës.

Planifikimi, projektimi dhe ndërtimi janë bërë me shpallje të interesit të Kosovës, me mjete të Kosovës, i destinuar për Kosovën, në kohën kur Kosova ishte krahinë socialiste autonome e federatës.

Ujmani nuk është liqe natyror. Aty para ujit ka pasur toka, të cilat i ka shpronësuar Kosova, sipas ligjeve në fuqi dhe ka paguar shtrenjtë për to.

Nuk ka pasur kontest me dikur republikat (sot shtete), pasi u shpërbë federata.

Ujmani nuk është ndërtuar në bashkëpunim me Republikën tjetër (sot Serbia), as nuk ka pasur për destinim përdorimin e ujërave të grumbulluara në të nga të dy etnitet asokohe brenda federatës (sot shtete të pavarura), por vetëm dhe vetëm të Kosovës. Këtë e vërteton çdo dokument zyrtar, por edhe projektimi i këtij kompleksi ujor-energjetik.

Fakti që nga pikëpamja e kufirit shtetëror ka pjesë të liqenit artificial të Ujmanit, pra tokave, në territorin e Serbisë, nuk thotë asgjë për pronësinë e tokës mbi të cilën sot ka ujë – ajo është aset i ndërmarrjes publike me qeverinë si 100% aksionare në emër të Republikës sonë. Ujmani është çështje prone, jo kufiri.

Ujmani nuk është rasti i liqenit natyror të Shkodrës, ku vet liqeni është ndarë midis shteteve, apo i liqenit tektonik të Ohrit. Por as nuk është rasti i marrëveshjes ndërkombëtare për shfrytëzimin e ujrave dhe më pas blerjen e tokës si te liqeni i Vërmicës në rastin e Shqipërisë me atëbotë Jugosllavinë.

Nuk ka pasur dhe as nuk ka për Ujmanin asnjë kontest të natyrës ndërkombëtare apo që lidhet në ndonjë formë me të drejtën ndërkombëtare të ujërave. Sepse askush nuk ka kontest për rrjedhën e lumit i cili e mbush një pjesë të liqenit tonë artificial.

Koha kur Serbia mund të nxirrte pretendime për këtë kompleks siç është Ujmani ka qenë para më shumë se 40 vjetëve, kur shpallej interesi i Kosovës për projektim dhe shpronësime për këtë qëllim në nivel të federatës. Nuk mund të simulohet kontesti i pabërë 40 vite më parë sot më 2020. Sepse nuk ekziston më asnjë e drejtë. Gjithçka është ratifikuar në nivel federate në atë kohë dhe çështja është e mbyllur.

Kushdo që po flet për Ujmanin si “ujëra që duhen ndarë” përveç që po ia ndihmon Serbisë të krijojë nga hiçi një kontest të pronësive të Kosovës, njëkohësisht edhe po e shtron rrugën që të zgjidhet keq çështja e demarkimit të kufirit kurdo që ajo ndodh.

Ujmani s’ka kontest, as nuk ka për çfarë të përdoret nga Serbia, as si e drejtë dhe as si aset, sepse nuk i ka takuar kurrë asaj dhe as nuk është ndërtuar për pjesë apo zona të saj.

Ujmani pra nuk i takon Serbisë e madje as nuk i duhet Republikës së Serbisë. Ujmanin duket që e kanë veçse për ‘Zajednicë’, si ujë për ‘Zajednicë’.

Ujmani është tokë, ujë dhe energji e Kosovës, nga Kosova, për Kosovën.

Maqedoni36 minutes ago

Kostovski përdor patronatin e shkollës “Penko” për politikë, drejtoresha kritikohet nga prindërit!

Shqipëri1 hour ago

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Lajme2 hours ago

“Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

Maqedoni4 hours ago

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

Shqipëri4 hours ago

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Lajme5 hours ago

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Maqedoni6 hours ago

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Kulturë6 hours ago

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

Maqedoni6 hours ago

Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime

Lajme6 hours ago

Agim Islami: Ai që ka para dhe fuqi politike del në liri edhe pse ka vjedh, ata që s’kanë, kalben në burg pa asnjë faj!

Sport6 hours ago

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Maqedoni6 hours ago

Limani me mesazh për spekulimet: Jam dhe mbetem në ASH, nuk jam politikan “tregtar “- çdo veprim imi është transparent

NA NDIQ NË FACEBOOK