Kosovë
Aksidentohet për vdekje një 84 vjeçar në Kamenicë

Sonte rreth orës 19:00 një 84 vjeçar nga Kamenica ka vdekur, pasi u godit nga një veturë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Mjeku kujdestar e ka konstatur vdekjen e 84 vjeçarit i cili është goditur nga një veturë. Vozitësi është ndaluar nga policia dhe rasti po hetohet”, ka deklaruar Hashani.






















