Lajme
Aksident rrugor në aksin Shtip-Radovish, 17 pjestarë të Armatës të lënduar

Në rrugën Shtip-Radovish janë aksidentuar një autobus dhe një furgon. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një autobus në të cilin janë transportuar pjesëtarë të Ushtrisë, të cilët kanë udhëtuar me autobus nga qytetet e tyre për në vendet e punës në Shkup.
17 persona të armatës së Maqedonisë me lëndime trupore janë hospitalizuar dhe ekzaminimet mjekësore dhe incizimet janë në proces.
Më shumë detaje rreth aksidentit do të ketë më vonë gjatë ditës.


















