Connect with us

Sport

Agjenti i Van de Beek ‘sulmon’ Man Utd: Kjo nuk më pëlqen

Publikuar

Van de Beek u bashkua me Man Utd nga Ajax në fillim të këtij muaji në një marrëveshje me vlerë 39 milionë euro plus 4 mln bonuse.

23-vjeçari po futet gradualisht në skuadrën e Djajve të Kuq, ku startoi në Kupën Carabao kundër Luton Town dhe duke ardhur si zëvendësues në dy ndeshjet e skuadrës së tij në Premierligë deri më tani.

“Si zëvendësues, nuk më pëlqen aspak”, tha Sjaak Swart për VoetbalPrimeur.

“Unë nuk mund ta bëja vetë, duke e futur në katër minuta kohë për të luajtur. Atëherë më mirë më lini të qëndroj në stol”.

“Më duhet të them se ai bëri edhe tre gjëra të tjera të mira. Penalltia, nga erdhi goli i fitores, erdhi nga aiÇÇ.

“Por normalisht ata duhet të kishin humbur 1-7. Pesë herë iu godit shtylla nga Brighton… Ata kanë një ekip të bukur, por kjo nuk duhet të ndodhë me Manchester United”, vijoi ai. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK