Kulturë
Afrim Muçiqi paralajmëron protestë me enë të kuzhinave

Oda Hoteliere dhe Turistike e Kosovës i ka quajtur të panevojshme masat e Qeverisë së Kosovës kundër pandemisë COVID-19 dhe ka kritikuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për mosvotim të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Këngëtari Afrim Muçiqi tha se do të marrin hapa radikalë siç i ka quajtur ai, në rast të mos plotësimit të kërkesave të tyre.
Muçiqi ka thënë se do të protestojnë me mjete të bujqve, instrumente të këngëtarëve si dhe enë të kuzhinave, mjete këto nga bizneset që kjo Odë përfaqëson.
“Nuk janë njerëz që ia dojn të mirën qytetarëve, është përdorë standard i dyfishtë me ne. E kanë shaktrru një ekonomi të tërë, nuk na ka mbetur zgjidhje tjetër përveç të marrim hapat radikalë. Me mjete të forta të bujqve, instrumente të këngëtarëve, enë të kuzhinave. Nuk jemi të çmendur të kërkojmë diçka që rrezikon shëndetin. Të gjitha qendrat neper qytete janë plot e punojnë, ndërsa sallat e dasmave që janë nga 700-800 metra”, theksoi ai.


















