Connect with us

Kosovë

Abazoviq: Prindërit e Skënderbeut kanë qenë shqiptarë, por ai është i pranueshëm edhe për sllavë

Publikuar

Dritan Abazoviq, politikani që bëri emër në Mal të Zi me listën “E zeza mbi të bardhën” ka folur sot për mediat kosovare në lidhje me çështjet kontroverse.

Abazoviq deklaroi se nuk jepte përgjegjësi për partnerët e tij të koalicionit, por se do të avokonte për vlera univerzale.

Ai po ashtu paralajmëroi se do të largohej nga koalicioni nëse këta partnerë vendosnin të tërhiqnin njohjen e Republikës së Kosovës, përcjell Periskopi.

Politikani malazias u shpreh se çështjet e së kaluarës duhej të liheshin në të kaluarën dhe të gjithë qytetarët e shteteve të rajonit do të duhej të mendonin për të ardhmen.

Më tej, ai shtoi se nuk kishte interes për asnjë post qeveritar dhe se e shihte veten në Kuvendin e Malit të Zi.

Abazoviq foli edhe për deklaratën e tij për Skënderbeun, duke thënë se ai kishte nënën dhe babain serb.

“Ky është realiteti i jetës politike. Unë e kam thënë, dhe nuk i iki gjërave që i kam thënë. Unë nuk e kam thënë atë gjë. Kam thënë ka qenë sllave. “ – shtoi ai./Periskopi 

NA NDIQ NË FACEBOOK