Connect with us

Kosovë

Abazoviq: Nëse Mali i Zi e tërheq njohjen, unë tërhiqem nga qeveria e re

Publikuar

Dritan Abazoviq, politikani kontrovers si prijës i listës “E zeza mbi të bardhë”, ka folur në emisionin Rubikon për zgjedhjet në Mal të Zi.

“Nuk ka njeri në Mal të Zi që nuk ka simpati për Dritanin,” – deklaroi ai me një shqipe të çalë.

Ai akuzoi klasën politike malazeze për keqbërje, ndërkohë që shtoi se si i ri që është nuk ka bërë asgjë të keqe.

“Unë, edhe deri tani, jam mundu të jetë ajo mbështetje (mes komuniteteve shqiptare në Kosovë, Shqipëri e Mal të Zi) të jetë sa më e madhe. Sot kemi nënshkru se jemi për bashkëpunim me Kosovën,” – shtoi ai, duke folur me britma, përcjell Periskopi.

Ai premtoi se do të largohej nga qeveria nëse partnerët e koalicionit do të vendosnin për tërheqjen e njohjes së Kosovës. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK