Connect with us

Kosovë

AAK vazhdon sulmet ndaj Avdullah Hotit, kësaj here deputeti i mëshon përmes “fermerëve”

Publikuar

Vazhdojnë fërkimet e AAK-së me LDK-në, dy partive qeveritare, kësaj here përmes deklaratës së një deputeti në lidhje me gjobat që i janë vënë disa farmerëve.

Gazmend Syla i ka kërkuar llogari kryeministrit Hoti pas gjobitjes që duket e kanë pësuar fermerët që u takuan sot me të.

Ai thotë se këta fermerë u gjobitën me nga 200 euro për mos-respektim të distancës gjatë protestës, përcjell Periskopi.

“Z.Hoti, a jeni kryeministër edhe i këtyer fermërëve?” – pyet z.Syla.

Ky është reagimi i plotë: 

“Përfaqësuesit e fermerëve, pas takimit me kryeministrin, ndalohen nga policia dhe gjobiten me nga 200 euro, gjoja për mosrespektim të distancës gjatë protestës. z. Hoti, a jeni kryeministër edhe i këtyre fermerëve? Ata erdhën për të gjetur përkrahjen tuaj karshi halleve të tyre, ndërsa u kthyen të gjobitur”, ka thënë deputeti i AAK’së.

NA NDIQ NË FACEBOOK