Kosovë
A do të hapen kufijtë me Maqedoninë e Veriut? Zemaj thotë se tash mund të rishikohen masat

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar sot me zëvendësministrin e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut dhe kanë diskutuar për situatën epidemiologjike në të dy shtetet.
Në këtë takim u theksuar edhe mundësia e rishikimit të masave lidhur me qarkullimin midis dy shteteve, kështu bëri të ditur Zemaj përmes një postimi në Facebook.
“Në takim u theksua se përmirësimi i situatës lidhur me Covid-19 në dy vendet tona, jep mundësinë e rishikimit të masave lidhur me qarkullimin midis dy shteteve, duke ndihmuar kështu edhe subjektet e fushës ekonomike që të përballojnë situatën e krijuar nga Covid-19”, shkroi Zemaj.





















