Connect with us

Kosovë

97 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Publikuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar të martën se në 24 orët e fundit nuk ka vdekur asnjë person i prekur me COVID-19, ndërkohë janë shënuar 97 raste të reja pozitive.

Ka kohë që një ditë në Kosovë nuk është shënuar pa të vdekur si pasojë e COVID-19. Rastet pozitive kanë dalë nga 481 mostra të kryera.

Me këtë numri i të prekurve është rritur në 14.301, derisa i të vdekurve mbetët 568.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 139 pacientë, duke rritur numrin e përgjithshëm në 10.782.

NA NDIQ NË FACEBOOK