Shëndetësi
9 mijë e 923 të shëruar dhe 3 mijë e 251 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Që nga 13 marsi kur u regjistruan rastet e para me COVID-19 në Kosovë, numri i të infektuarve me këtë virus ka arritur në 13.713 raste nga 52.157 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
539 raste të vdekjes janë shënuar deri më tani nga koronavirusi.
Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.923 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.251, transmeton Klan Kosova.



















