Kosovë
66 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 503 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 66 raste pozitive.
Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 15.208 raste nga 63.110 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 615 raste të vdekjes.





















