Connect with us

Kosovë

53 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 15 në gjendje të rëndë

Publikuar

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 53 pacientë me COVID-19.

Nga spitali kanë njoftuar se 15 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 38 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe 3 të tjerë janë në respiratorë.

“3 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 53 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 3 janë në Respirator, 38 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Nga Personeli i spitalit janë të infektuar 2 mjekë, 4 Infermierë dhe 3 punëtor shërbimeve teknike.

NA NDIQ NË FACEBOOK