Kosovë
4 policë rrahën qytetarin: Eksperti i sigurisë i tregon Periskopit se si është dashur të veprohet

Video e publikuar mbrëmë nga Periskopi, ku shihen se disa zyrtarë policorë ushtrojnë dhunë ndaj personit me inicialet B.S. në prezencën e fëmijëve dhe gruas me të vetmen arsyeje “mos-mbajtja e maskës” ka bërë që të ketë reagime të shumta nga njerëz më përgjegjësi publike.
Për të sqaruar rastin më hollësisht Periskopi ka kontaktuar me njohësin e çështjeve të sigurisë, z.Nuredin Ibishi.
Ai thotë se nuk arsyetohet kjo lloj dhune, pavarësisht rasteve të shpeshta që kemi me sulme të ndryshme ndaj zyrtarëve policorë.
Ibishi thotë se nuk duhet të jetë kjo arsyeja që zyrtarët policorë të tejkalojnë përdorimin e autorizimeve
“ Ne jemi dëshmitarë për rastet mjaft të shpeshta të sulmeve ndaj zyrtarëve policorë, mirëpo kjo nuk është aryeja që zyrtarët policorë të tejkalojnë përdorimin e autorizimeve duke ju përshtatur parimeve udhëzues të ligjit të policisë që nënkupton ligjitimitetin përshtatshmërinë, proprocianilitetit”, tha Ibishi për Periskopin.
Ibishi tutje ka sqaruar se cilat janë hapat që duhet të ndërmerr policia në raste se qytetari nuk iu bindet urdhërave.
Ai thotë se të gjitha mundësitë tjera kanë mundur të përdoren por dhuna assesi.
Ibishi thotë se personi në fjalë është dashur të prangoset dhe të niset për në stacionin e policisë nëse vec është ashtu sic ka raportuar policia, që personi me inicialet nuk ka dashur të zbatojë urdhërin e policisë.
“Nëse qytetari nuk i bindet urdhërave të policisë, nuk ka të drejtë prej një sulmi verbal të një qytetari të përdorë forcën. Fillimisht shkohet prej masave më të lehta, nëse vec ka qenë një konflikt i lehtë verbal… nuk ka pasur të drejtë të përdoret dhuna, e vetmja që policia ka mundur të bëj nëse kundërshton qytetari, policia duhet të shoqërojë personin në fjalë për në stacionin e policisë. Nuk ka sulm sepse ka mundësi të tjera, ai nuk ka dashur të zbatojë urdhrat ka mundur të prangoset të shoqërohet në Polici, por jo të bëhet një gjë e tillë në prezencën e fëmijëve”, ka përfunduar Ibishi.
Madje nga një përgjigje për Periskopin thekson se një zyrtar policor ka marrë lëndime nga rezistenca dhe sjelljet e pakontrolluara të të dyshuarit. /Besarta Hoti/PERISKOPI





















