Connect with us

Kosovë

​Bildt: Serbia duhet ta njohë Kosovën

Publikuar

Bildt ka qenë politikan që ka ndërmjetësuar në një numër krizash në botë. Aktualisht, krahas tjerash, është bashkëkryesues i Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, organizatë joqeveritare me ndikim që merret me analiza të politikës së jashtme.

“Serbia herë-do-kur do të duhet ta njohë Kosovën. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një çast mblodhi forcën për një vendim të tillë, por e lëshoi atë mundësi. Por, ai është i vetëdijshëm se ky është çelësi për rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë dhe ish-ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt.

Bildt, në një intervistë për portalin sarajevas Politicki.ba ka deklaruar se është e domosdoshme të zbatohen gjërat për të cilat Kosova dhe Serbia janë marrë vesh qëmoti dhe si, si ka thënë ai, nuk janë realizuar kurrë.

Ai ka shtuar se shumëçka është përsëritur në dokumentet që dolën pas takimit në SHBA. I pyetur se cili është rezultati i njëmendtë dhe nëse Serbia dhe Kosova duan marrëveshje, Bildt ka thënë se ideja e shkëmbimit të territoreve ka qenë “devijim i rrezikshëm, që ia ka marrë vite të tëra progresit në negociata”.

Bildt ka qenë politikan që ka ndërmjetësuar në një numër krizash në botë. Aktualisht, krahas tjerash, është bashkëkryesues i Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, organizatë joqeveritare me ndikim që merret me analiza të politikës së jashtme, transmeton RTK.

Në konstatimin se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për anëtarin e presidencës së Bosnjës, Milorad Dodikun paraqet platformë që e lyps pavarësinë e Republikës Serbe të Bosnjës, Bildt ka thënë se Kosova është shtet i pavarur.

“Sa i përket asaj pike, nuk ka kthim. Dodiku është i vetëdijshëm se nuk ka asgjë sa i përket pavarësisë së Republikës Serbe të Bosnjës. Këtë gjë madje as Serbia nuk do ta pranonte”, ka theksuar ai.

Maqedoni22 minutes ago

324 kilogramë marihuanë sekuestrohen në Selanik, aksion i koordinuar mes Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Greqisë

Maqedoni59 minutes ago

Zjarr mbi fshatin Bojan, në terren ekipet e zjarrfikësve

Shqipëri60 minutes ago

Betejë me zjarret në 7 zona, Ministria e Mbrojtjes për situatën: 10 vatra aktive, në Lurë aksion me 300 forca e 2 avionë! Prioritet jeta e qytetarëve

Lajme1 hour ago

Zjarr mbi fshatin Bojan, në terren ekipet e zjarrfikësve

Kosovë1 hour ago

‘‘Sigurimi i votave për partinë e …’’, Fehim Selimi i tregoi Prokurorisë për veprimtarinë dhe kontaktet me BIA’n serbe

Maqedoni3 hours ago

Arrestohet 38-vjeçari nga Kumanova, dyshohet se sulmoi fizikisht bashkëshorten

Kosovë3 hours ago

Fundjava kryesisht me diell, IMHK: Temperaturat pritet të arrijnë deri në 33 gradë

Maqedoni4 hours ago

AKI-Kumanovë: Kur do të reagojë institucionet për provokimin: “Kosova është Serbi”?

Shqipëri5 hours ago

Zjarri shkrumbon apartamentin pranë stadiumit “Selman Stermasi”, shuhet në kohë dhe ndalohet përhapja e flakëve!

Kosovë6 hours ago

Publikohet fotografia, oficeri i BIA-s dhe spiuni i dyshuar Fehim Sali në një nga takimet e tyre në Serbi

Kosovë6 hours ago

Shqipe Selimi: Kushtetuta ishte e njëjtë edhe më 2014 kur PDK nuk thirri seancë për 183 ditë pa marrëveshje

Kosovë6 hours ago

Raif Gashi e demanton ish punonjësin e UDB-së për Vahide Brahën: Ajo ka qenë një Shote Galicë, më ka strehuar në ilegalitet

NA NDIQ NË FACEBOOK