Sport
ZYRTARE: Rashica luan ndaj Moldavisë, mungon kundër Greqisë

Përmes një njoftimi, skuadra gjermane thekson se ka arritur marrëveshje me Kosovën, për të lejuar Rashicën që t’i bashkohet kombëtares në Parma, për ndeshjen kundër Moldavisë, e cila luhet më 3 shtator.
Rashica nuk është lejuar të paraqitet edhe ndaj Greqisë në Prishtinë më 6 shtator.
Andaj, ai do të jetë një mungesë e madhe për ‘Dardanët’ në ndeshjen ndaj Greqisë që luhet në ‘Fadil Vokrri’./Lajmi.net/






















