Connect with us

Sport

ZYRTARE: Prishtina transferon Sabien Lilaj

Publikuar

Bëhet fjalë për mesfushorin me përvojë të madhe, Sabien Lilaj, i cili ka arritur marrëveshja përfundimtare me bardhekaltërit.

Këtë e ka bërë të ditur klubi i Prishtinës me anë të një postimi në Facebook, pa dhënë detaje të kontratës së 31-vjeçarit, i cili më parë ka luajtur për Skenderbeun dhe është anëtar i Kombëtares Shqiptare.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Darka pune në Shqipëri përfundon me marrëveshje zyrtare

Rrahman Haradini, aksionar i FC Prishtina ka arritur marrëveshje përfundimtare me mesfushorin me përvojë të madhe dhe ndërkombëtare si dhe anëtarin e Kombëtares Shqiptare, Sabien Lilaj.

Futbollisti shumë shpejtë do të prezantohet para futbollistëve të ekipit bardhekaltër. /Lajmi.net/