Sport
ZYRTARE: Nathan Ake lojtar i Man City

Skuadra nga ‘Etihad Stadium’ duket shumë aktive këtë verë në tregun e transferimeve.
Pas transferimit të Ferran Torres nga Valencia, ata sot (e mërkurë) kanë zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit Nathan Ake nga Bournemouth.
“Jemi të kënaqur të njoftojmë transferimine Nathan Ake nga Bournemouth”, thuhet në njoftimin e Manchester Cityt, përcjell lajmi.net.
I lumtur për këtë transferim është deklaruar edhe mbrojtësi 25 vjeçar, që në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Chelsea.
“City ka qenë skuadra më e mirë në Angli në dekadën e fundit”, ka deklaruar Ake.
“Transferimi këtu ishte një ëndërr për mua”./Lajmi.net/






















