Connect with us

Sport

ZYRTARE: Meriton Korenica largohet nga FC Prishtina

Publikuar

Sulmuesi nga Rahoveci, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se është larguar nga FC Prishtina.

Korenica lë Prishtinën pas dy viteve të kaluara aty.

Njoftimi i Korenicës, pa ndërhyrje:

Pas dy viteve të mrekullueshme, fitoreve, gëzimeve, por edhe zhgënjimeve, me zemrën plot dashni – Prishtinës, shpisë tem të dytë, sot po i them lamtumirë.

Falënderoj klubin e FC Prishtinës për të gjitha, trajnerët Mirel Josa, Armend Dallku dhe Artan Luzi , Stafin dhe të gjithë bashkëlojtarët me të cilët ishim si familje.

Faleminderit tifozeria PLISAT dhe qytetarët e Prishtinës që më keni ofruar mbështetjen maksimale në çdo kohë, do të jem një prej jush gjithmonë!

/Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK